A duhet te frikësohemi? Luftime të ashpra përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan, 67 viktima dhe 48 të plagosur

Luftime të ashpra u zhvilluan gjatë natës së kaluar në të paktën pesë zona përgjatë kufirit mes Afganistanit dhe Pakistanit, duke shkaktuar vdekjen e disa ushtarëve dhe duke detyruar Islamabadin t’i mbyllë dy pika të mëdha kufitare, thanë zyrtarët e të dy vendeve më 12 tetor.

LEXO  Pengmarrje në mes të ditës në Tiranë! 34-vjeçari merr me forcë në makinë një person dhe e dhunon

Në Kabul, zëdhënësi i Qeverisë së drejtuar nga talibanët, Zabihullah Mujahid, tha se të paktën 58 ushtarë pakistanezë u vranë dhe rreth 30 të tjerë u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Mujahid tha në një konferencë për shtyp se edhe 9 ushtarë afganë u vranë dhe rreth 18 të tjerë u plagosën në përleshjet që shpërthyen mbrëmjen e 11 tetorit.

LEXO  Artan Hoxha shpërthen pas 11 majit: Bandat nuk janë më thjesht trafikantë, por ‘investitorë strategjikë’ të…

Autoritetet pakistaneze nuk e kanë bërë të ditur numrin e viktimave, por burime të sigurisë pranë rajonit kufitar konfirmuan për Radion Mashaal të Radios Evropa e Lirë se tre ushtarë pakistanezë dhe një civil janë vrarë, ndërsa pesë ushtarë janë plagosur në shpërthimin e fundit të dhunës mes dy vendeve.

LEXO  U ankua për emigrantët shqiptarë/ Kërcënon deputeti britanik: Kur të jem në pushtet, do dëboj 600 mijë azilkërkues

Sipas burimeve të sigurisë, disa civilë në anën pakistaneze të kufirit po largoheshin nga rajoni drejt zonave më të sigurta./ REL

Lajme Te nGjashme