Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kush po kryeson në komunat me shumicë serbe?

Sipas rezultateve të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në shumicën e komunave me shumicë serbe po prin kandidatët e Listës Serbe – partia kryesore e serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Në Mitrovicë të Veriut, në bazë të 1.44 për qind të votave të numëruara, po prin Millan Radojeviq me 40.16 për qind të votave. Në vendin e dytë është Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje me 33.86 për qind.

Në Kllokot, sipas 19.75 për qind të votave të numëruara, i pari është Bozhidar Dejanoviq i Listës Serbe me 56.17 për qind të votave, pasuar nga Sreçko Spasiq nga Uniteti Kombëtar Serb me 22.64 për qind.

LEXO  Itali/ Me precedent penalë, shqiptari tenton të vr*së të dashurin e gruas

Në Ranillug, në bazë të 8.65 për qind të votave të numëruara, prin Tanja Antiq nga Lista Serbe. I dyti është Ivan Petroviq nga Lëvizja Kombëtare Serbe me 16.51 për qind.

Në Graçanicë, Lista Serbe me kandidatin e saj Novak Zhiviq është i pari me 60.53 për qind të votave, bazuar në 13.38 për qind të votave të numëruara. I dyti është Leutrim Ajeti nga Aleanca Shqiptare me 28.23 për qind.

Në bazë të 13.75 për qind të votave të numëruara, në Zveçan i pari është Dragisha Milloviq nga Lista Serbe me 77.67 për qind të votave, pasuar nga Fetah Peci nga Lëvizja Vetëvendosje me 7.51 për qind të votave.

LEXO  LAJM I FUNDIT/ Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë

Në Zubin Potok, në bazë të 9.85 për qind të votave të numëruara, Millosh Peroviq është i pari me 83.41 për qind të votave. I dyti në këtë komunë është Stevan Vulloviq nga Lidhja e Kosovës me 4.38 për qind të votave të fituara.

Në Shtëprcë, në bazë të 4.12 për qind të votave të numëruara, Valmir Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës prin me 27.49 për qind. I dyti është Ivica Tanasijeviq i Listës Serbe me 27.49 për qind.

LEXO  Do të shkojë në grevë urie? Berisha për aksionin opozitar: Jam i bindur, kjo betejë do të fitohet

Në Novobërdë, sipas 23.89 për qind të votave të numëruara, Bajrush Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës prin me 41.09 për qind, pasuar nga Sasha Millosheviq i Listës Serbe me 30.13 për qind.

Në Leposaviq, në bazë të 11.84 për qind të votave të numëruara, Zoran Todiq nga Lista Serbe prin me 70.62 për qind të votave, pasuar nga Vlladimir Radosavlejviq i Demokracisë Serbe me 9.48 për qind.

Në Partesh sipas 8.51 për qind të votave, Dragan Petkoviq nga Lista Serbe prin me 89.08 për qind të votave, pasuar nga Sllaxhan Mlladenoviq nga Lidhja e Kosovës me 10.92 për qind.

Lajme Te nGjashme