Numërohen 70% të votave në Prishtinë, ngushtohet diferenca mes Ramës dhe Çekos

Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale në Kosovë, ku duket se rreth mesnatës do të dalë rezultati përfundimtar për 38 komunat.

Prishtina duket se do të shkojë në balotazh, ku Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje pritet të përballen në zgjedhjet e 9 nëntorit vetëm përballë njëri-tjetrit.

LEXO  Çfarë do të thotë njohja e Palestinës dhe pse SHBA është kundër?

Gjithsesi, teksa janë numëruar 188 kuti nga 266 në total, apo 70.15 të votave, diferenca mes tyre është shumë e ngushtë. Përparim Rama i LDK-së deri më tani ka 23 824 vota apo 33,94% të votave, ndërsa Hajrulla Çeko ka 23 214 vota apo 33,07%, ku diferenca mes tyre aktualisht është vetëm rreth 600 vota.

LEXO  “Jam mirë si…”/ Shpat Kasapi reagon sërish pas sherrit në dasmë

Ndërkohë, ka një dështim të ish-ministres së Arsimit të Edi Ramës, Besa Shahini, e cila garoi nën logon e PSD-së dhe deri më tani numëron vetëm 1 018 vota apo 1,45% të votave në total.

REZULTATI DERI TANI

PËRPARIM RAMA – LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS (LDK) – 23 824 Vota (33,94%)

LEXO  Fluks turistik në Rrugën e Kombit/ Rradhë të gjata ‘shtrohen’ në Kalimash

HAJRULLA ÇEKO – Lëvizja VETËVENDOSJE (LVV) – 23 214 Vota (33,07%)

URAN ISMAILI -PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS (PDK) – 19 438 Vota (27,69%)

BEKË BERISHA – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK) – 2 171 Vota (3,09%)

BESA SHAHINI – Partia Socialdemokrate (PSD) – 1 018 Vota (1,45%)

Lajme Te nGjashme