Vizita e Von der Leyen në Tiranë/ Berisha: Shqipëria, përveç kriterit gjeostrategjik dhe politikës së jashtme, nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin në BE

Berisha: Në fakt sto është një ditë me shumë ngjarje, por ne po e nisim nga këto të shtëpisë tonë.

Sot, me vizitën në Tiranë, nis turin e saj në vendet e rajonit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Me këtë rast, në emër të PD, i uroj asaj mirëseardhjen në Shqipëri dhe sukses në turin e saj.

Sikundër shfrytëzoj rastin të shpreh mirënjohjen më të thellë taksapaguesve europianë, Komisionit Europian dhe qeverive të BE për ndihmën bujare të jashtëzakonshme që në vite dhe dekada u kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

LEXO  Kontroll ‘blic’ në të gjitha burgjet, vëzhgohen edhe kartelat e takimeve

Dua gjithashtu të falënderoj për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, akt që përbën një lehtësim të madh për qytetarët shqiptarë dhe të gjitha ato mikrotransaksione që ata kanë me të afërmit e tyre në Europë dhe në botë.

Por, ky është një rast gjithashtu për të deklaruar publikisht se PD, forca politike që ka anëtarësuar Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO, dhe që ka firmosur MSA-në, liberalizimin e vizave dhe që meritoi rekomandimin e KE për hapjen e negociatave, por që e pengoi me qëllim të keq Edi Rama, mbështet fuqishëm dhe do mbështesë për asnjë rezervë integrimin e plotë të Shqipërisë në BE si të ardhmen më të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët.

LEXO  Maska me fytyrë njeriu dhe uniforma policie, dalin pamjet nga operacioni me 4 të arrestuar në Fier (EMRAT)

Por PD thekson se vetëm një proces integrimi i bazuar në meritën, funksionimin e shtetit ligjor, zgjedhjet e lira dhe ekonominë e tregut të lirë është interesi më i mirë i shqiptarëve.

LEXO  “Anuloje martesën ose nuk vjen te Shqipëria!”/ Zbulohet sesi Silvinjo e la jashtë lojtarin e kombëtares

Në këtë kuadër theksojmë se për PD, Shqipëria aktualisht, përveç kriterit gjeostrategjik dhe politikës së jashtme nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin e saj në BE.

Në qoftë se i referohemi popullit shqiptar, shtoj këtu se në këto vite, shqiptarët kanë ikur nga vendi i tyre më shumë se në çdo kohë lufte, fatkeqësish natyrore apo shkaqe të tjera.

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës u larguan nga Shqipëria vetëm në hapësirën evropiane 1 milion e 99 mijë qytetarë të këtij vendi.

Lajme Te nGjashme