Çfarë po ndodh në vend?! Flakë dhe shpërthime pranë shkollës! Fëmijët largohen të alarmuar

Një situatë e rrezikshme që ka shkaktuar frikë ka ndodhur në zonë e Çoles në Vlorë, pasditen e sotme.

Mësohet se një sipërfaqe me shkurre dhe pemë mori flakë pranë shkollës “Mario Posio”.

LEXO  Këmbimi valutor, 9 shtator/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Nga zjarri u dëgjuan disa shpërthime të forta, që dyshohet se vijnë nga municione të vjetra të pranishme në terren, duke shkaktuar panik dhe frikë tek banorët e zonës.

LEXO  Pasioni ndizet fuqishëm sërish për të lidhurit e këtyre shenjave – Horoskopi i datës 4 Tetor 2025

Fëmijët që po luanin në fushën pranë shkollës u larguan me vrap, ndërsa prindërit dhe banorët njoftuan menjëherë zjarrfikësit.

Forcat e zjarrfikësve dhe policia mbërritën në vendngjarje, ku po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar çdo rrezik të mëtejshëm.

LEXO  A jeni gati për temperatura përvëluese? Ja çfarë pritet të ndodh me motin me 6 Qershor

Lajme Te nGjashme