“Shumë policë pjesë e grupeve kriminale”/ Deklarata e fortë e Dumanit: Nga hetimet ka dalë që…

Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit me një pyetje mbi një deklaratë që kreu i SPAK kishte bërë një vit më parë.

Kapri i solli në vëmendje Dumanit deklaratën mbi përfshirjen e elementëve të policisë së shtetit në grupet kriminale.

LEXO  Paralizohet përsëri Tirana! Ministeriali i SEECP në Tiranë/ Policia publikon planin e masave! Ja rrugët ku do të ketë kufizime dhe bllokime të qarkullimit

“Keni thënë vitin e kaluar për lidhjet e policisë së shtetit me grupet kriminale, a e mbani akoma deklaratën?“, pyet Kapri.

Dumani pohoi se edhe hetimet e këtij viti kanë treguar një përfshirje të konsiderueshme të policisë në aktivitetin e grupeve kriminale.

LEXO  Aksidenti i rëndë ku humbën jetën dy persona, arrestohet drejtuesi i “Benz”, humbi drejtimin e mjetit dhe… Si është gjendja e të plagosurve

“Edhe hetimet e këtij viti tregojnë që edhe elementë të policisë së shtetit kanë qenë pjesë ose i kanë shërbyer grupeve kriminale për trafikim droge apo vepra të tjera. Kur e kam deklaruar i jam bazuar gjetjeve dhe të dhënave nga hetimet. Por policia e shtetit ka edhe goca dhe çuna shumë të mirë me të cilët në bashkëpunojmë”, u përgjigjë Dumani.

Lajme Te nGjashme