E zbulon Altin Dumani: SPAK po heton këtë GJYQTARE

Gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka, është nën hetim paraprak nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme.

Dumani iu përgjigj pyetjes së deputetit të PD, Gent Strazimiri, i cili kërkoi nga SPAK-u përse nuk hetohet Irena Gjoka për mosdeklarim të formularit të vetëdeklarimit dhe që ka gënjyer.

LEXO  Stërvitja e fundit në Europë, vendi ku NATO përgatitet për skenarin më të keq

Kreu i SPAK theksoi se për gjyqtaren Gjoka është regjistruar procedim penal në qershor 2025 dhe hetimet janë në fazën paraprake.

“Është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk mund të japim informacione. Kemi procedim penal të regjistruar në qershor 2025 dhe po kryejmë veprimet e nevojshme hetimore”, tha Altin Dumani.

LEXO  I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri, arrestohen tre persona

Opozita e ka akuzuar vazhdimisht Irena Gjokën se ka një dënim nga Gjykata e Janinës në Greqi në vitin 2005 për falsifikim dhe se në vitin 1996 është shkarkuar nga detyra. Irena Gjoka është edhe gjyqtarja e hetimeve paraprake ndaj Sali Berishës për dosjen “Partizani”

LEXO  Habit kopshti zoologjik danez: Na jepni kafshët që nuk dëshironi të ushqejmë bishat

Lajme Te nGjashme