“Do shpërthejë ferri”/ Çfarë ndodhi?! Një ditë pas largimit të Trump, Netanyahu kërcënon Hamas

Lufta në Gaza nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi kreu një sulm të befasishëm në jug të Izraelit

Një ditë pas vizitës së Presidentit Donald Trump në Tel Aviv dhe shpalljes së fazës së parë të planit të tij të paqes për Gazën, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar pasoja të rënda për Hamasin nëse nuk pranon çarmatosjen.

Netanyahu tha se kushtet e Presidentit Trump janë shumë të qarta, Hamasi duhet të heqë dorë nga armët dhe të çmilitarizohet, përndryshe shpërthen ferri.

LEXO  Enkileda Carja “pushton” Europën, 3 medalje ari dhe 5 rekorde për Shqipërinë në peshëngritje

“Ne ramë dakord t’i japim paqes një shans. Së pari, Hamasi duhet të heqë dorë nga armët. Dhe së dyti, duhet të siguroheni që nuk ka fabrika armësh brenda Gazës. Nuk ka kontrabandë armësh në Gaza. Ky është demilitarizim”-, tha Netanyahu

Më 13 tetor, në kuadër të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA, Hamasi liroi 20 pengje izraelitë të gjallë, ndërsa Izraeli reagoi me lirimin e rreth 2.000 palestinezëve nga burgjet e tij. Po atë ditë, autoritetet izraelite morën edhe katër trupat e pajetë të pengjeve të vrarë.

LEXO  Shpërthim i fuqishëm dhe të shtëna me armë zjarri në Gjermani, raportohet për një të vdekur, autori vendosi eksploziv në banesën e prindërve dhe…

Ky shkëmbim është pjesë e fazës së parë të planit 20-pikësh për paqe të shpallur nga Presidenti Trump për Gazën. Më 14 tetor, ai bëri të ditur se ka nisur zbatimi i fazës së dytë, e cila përfshin çarmatimin e plotë të Hamasit, një kërkesë që deri më tani është hedhur poshtë nga grupi.

LEXO  Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Lufta në Gaza nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi kreu një sulm të befasishëm në jug të Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe rrëmbyer 251 të tjerë. Si kundërpërgjigje, Izraeli nisi një ofensivë masive ushtarake.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, deri tani mbi 67.000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite, ndërsa enklava mbetet e shkatërruar në masë të madhe. Popullsia prej 2 milionë banorësh përballet me mungesë të thellë ushqimi, uji dhe ilaçesh.

Lajme Te nGjashme