“Një plumb e ka kapur në kokë”/ Vëllai i “Rrumit të Shijakut” në GJKKO: Sot është gati invalid

Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në vitin 2019 te mbikalimi i Shkozetit, ku Laho mbeti i plagosur rëndë.

Në dëshminë e tij, Muça deklaroi se në atë kohë jetonte në Sukth dhe nuk kishte asnjë lidhje me të pandehurit. “Kam dëgjuar vetëm emrin Plaurentin, që janë nga Durrësi, por nuk i njoh,” – tha ai.

Ai tregoi se për plagosjen e vëllait kishte mësuar nga televizori, ndërsa ndodhej në palestër. “Më pas mora vesh që ka qenë në makinë me Andi Malokun dhe Arjan Ndojin, duke ardhur nga rruga e plazhit. Kur shkova në spital, na ra si bombë. Nuk kishim pasur asnjë konflikt me askënd,” – u shpreh Muça.

LEXO  Aksident në aksin Vlorë-Selenicë, dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Sipas tij, Aleksandër Laho ka mbetur me pasoja të rënda shëndetësore dhe është thuajse invalid. “Ai thotë se janë qëlluar nga mbrapa dhe një plumb e ka kapur në kokë. Nuk mban mend asgjë. Mjekët thonë se ka pësuar traumë,” – shtoi ai.

Deklarata në GjKKO:

“Në 2019 kam jetuar në Sukth. Të pandehurit, nuk i njoh, kam dëgjuar si emër Plaurentin, se të dy nga Durrësi, por s’kam lidhje me të.

LEXO  Trump kërcënon Rusinë me sanksione të forta: Afati 10-ditor po mbaron!/ Çfarë do të ndodhë realisht?

Aleksandër Lahon e kam vëlla. Në 2019 e kanë plagosur, e kam parë nga televizori, isha në palestër. Më mbrapa mora vesh që ka qenë në mjet me Andi Malokun, Arjan Ndojin. Po vinte nga rruga e plazhit.

Pasi shkova në spital na ra si bombë, se me këto palë nuk kemi pasur asnjë konflikt, pse u bë, qysh u bë. Sepse ai ka qenë shumë i aksidentuar, edhe sot është gati invalid. Ai thotë ‘na kanë gjuajtur nga mbrapa’ dhe një plumb e ka kapur në kokë, andaj ai s’mban mend asgjë’.

LEXO  Angli/ U dënua me 11 vite për trafik droge, Home Office betejë për t’i hequr nënshtetësinë britanike shqiptarit

Doktorët thonë ka pësuar traumë. Jemi munduar të dimë të vërtetën, se me këta njerëz nuk kemi lidhje. Informacionet më të detajuara i ka shteti. Nuk mund ta di se nuk kemi pasur njeri më para. Kanë ardhur njerëz për vizitë.

Arjan Ndojën e kam takuar nja 2-3 herë. Ka thënë t’ia lëmë kohës, se nuk e dinim nga na kishte ardhur. Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatarë.”

Lajme Te nGjashme