Kujdes/ Mos e neglizhoni vaktin e mëngjesit, ja pasojat ndikuese

Përgjithësisht, mëngjesi është konsideruar si vakti më i rëndësishëm i ditës. Por, duket se mungesa e saj mund të fshehë rreziqe serioze për shëndetin e zemrës sonë. Tendenca për të anashkaluar mëngjesin, qoftë për shkak të agjërimit të ndërprerë ose për arsye të kufizimit kaloritik, duket se nuk është aq e padëmshme sa kemi menduar.

LEXO  “Lëmë gocën e ikim”/ Nëna e tre fëmijëve shet trupin për drogë, vajzën e nxjerr të lypë (Video)

Një studim i ri, i botuar në Communications Medicine dhe i bazuar në të dhënat e 3,000 të rriturve britanikë, ka treguar se për çdo orë vonesë në ngrënien e mëngjesit, rreziku i vdekjes brenda dekadës së ardhshme rritet me 10%.

LEXO  “Ishte një periudhë e vështirë…”/ Barack Obama rrëfen sfidat në martesë: Po dilja nga ajo gropë…

Po ashtu, një studim tjetër që ka përfshirë mbi 6,500 persona, botuar në Journal of the American College of Cardiology, ka treguar se ata që nuk hanë asnjëherë mëngjes, kanë 75% më shumë mundësi të vdesin më herët dhe dyfishin e mundësive për të vdekur nga sëmundjet e zemrës.

LEXO  Murtaja e bagëtive nuk ndalet/ Identifikohet edhe në zonat e Tiranës

Lajme Te nGjashme