U kap duke udhëtuar në automjet me armë zjarri me vete, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

Policia ka arrestuar një 22-vjeçar pasi u kap duke qarkulluar me pistoletë në automjet.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Confirmation”.

U kap në flagrancë në Kombinat, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë në automjet, vihet në pranga 22-vjeçari.

LEXO  Zbulohet foto, ky është 48-vjeçari nga Vlora që i mori jetën me armë biznesmenit italian, si nisi konflikti që përfundoi në vrasje

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në Kombinat, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Confirmation”.

LEXO  Gjoba fshehurazi, kamatë dhe penalizime, kamerat në akset rrugore kthehen në kurth për qytetarët

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë ndërhyrjes, në rrugën “Ilia Papanikolla”, Kombinat, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin që drejtohej nga 22-vjeçari, dhe gjatë kontrollit në sediljen e tij u gjet një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

LEXO  I denoncuar i zhdukur prej ditësh nga vëllai i tij, kthehet pranë familjes 27-vjeçari

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lajme Te nGjashme