Shpërthen një granatë në vend, ka të plagosur

Një 85-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë pas shpërthimit të një granate dore.

Ngjarja u regjistrua teksa i moshuari ishte duke punuar tokën, në lagjen “Livadhë”, Himarë.

85-vjeçari ndodhet në Spitalin e Vlorës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Granata e dorës ishte e vendosur në rrënjët e një ulliri.

“Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri.

LEXO  18-vjeçari nga Kosova plagos mësuesen në Gjermani, qëllohet për vdekje nga policia

Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Lajme Te nGjashme