Nga vila luksoze te tokat në bregdet, çfarë sekuestruan hetuesit nga grupi i “Çopjave”!

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për grupin e vëllezërve Çopja, Franc Çopja dhe Hajdar Çopja.

Pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal janë edhe 33 persona të tjerë, të cilët janë marrë të pandehur për vepra të ndryshme penale, si vrasje, pastrim parash, apo fshehje pasurie.

LEXO  Abuzuan me rreth 40 milionë lekë në arkën e bashkisë se Fierit, zbardhen emrat e zyrtarëve vendorë ndaj të cilëve u ekzekutuan masat e sigurisë

SPAK ka sekuestruar më shumë se 40 prona të paluajtshme, vila, apartamente, pasuri shërbimi, llogari bankare e toka në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

“Sekuestrimet numërojnë më shumë se 40 prona të paluajtshme, vila, apartamente, pasuri shërbimi dhe toka në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Janë sekuestruar gjithashtu llogari bankare në monedha të ndryshme në disa banka të nivelit të dytë. Në kuadër të këtij procedimi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dhënë disa vendime për sekuestro preventive, përfshirë atë të datës 29.7.2024, ndaj disa pasurive të paluajtshme, si edhe atë të datës 10.9.2024 për llogaritë bankare të shtetasit Bashkim Lika dhe shtetasit Maklen Mici”, thuhet në njoftimin e SPAK.

LEXO  Kokai*ë e fshehur brenda kavanozit/ Arrestohet në Itali 26-vjeçari shqiptar, sekuestrohen 4.4 kg dro*ë

Lajme Te nGjashme