Altin Dumani nxjerr zbuluar Ulsi Manjën: SPAK nuk ka ndaluar përdorimin e kompjuterit në burg

Një nga debatet e mëdha që është zhvilluar kohët e fundit me të paraburgosur, kryesisht nga radhët e politikanëve, ka qenë ndalimi në burg i përdorimit të laptopit për nevoja pune.

Të burgosurve u jepet akuza në USB, por nuk u lejohet të kenë kompjuter për ta lexuar atë.
Pra, në burg të lënë të shkruash me laps e letër, por jo të shkruash në kompjuter.

LEXO  Zjarri i afrohet puseve të naftës dhe spitalit në Delvinë, banorët të alarmuar: Po dalim me mbathje rrugëve

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e ka justifikuar këtë me ndalimin nga SPAK në të gjitha komunikimet, sipas ankesave të të burgosurve.

Por kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi para komisionit pak dite me pare se SPAK nuk e ka ndaluar këtë gjë, madje e këshillon, por është kompetencë e Drejtorisë së Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë.

LEXO  “Autori ka qenë i armatosur në çdo proces gjyqësor”,Karamuço zbulon detajin tronditës

Ai foli edhe për nevojën e ndryshimeve ligjore për të lejuar dhe mundësuar përdorimin e kontrolluar të internetit në burgje.

Rregullorja e brendshme e burgjeve nuk e ndalon një gjë të tillë, madje në të specifikohen ae çfarë i lejohet të burgosurit.

LEXO  Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave. Tërhiqem nga politika nëse në dosjen e kreut të PL ka shkelje penale

Kjo tregon se deri më sot këtë gjë e ka ndaluar Ulsi Manja për llogari të vetën dhe jo SPAK, siç justifikohej ai.

Lajme Te nGjashme