TRAGJEDIA në Maliq/ 6-vjeçarja që i mbijetoi zjarrit niset me urgjencë drejt Tiranës! Si paraqitet gjendja e saj

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Maliqit, ku nënë e bir humbën jetën si pasojë e një zjarri në banesë, vajza 6-vjeçare e familjes është nisur me urgjencë drejt Tiranës, për trajtim të specializuar në një qendër të djegieve.

Burime nga spitali rajonal bëjnë me dije se gjendja e fëmijës është shumë e rëndë, për shkak të djegieve të shumta në trup. E mitura është e vetmja e mbijetuar nga ngjarja tragjike që ndodhi në banesën e familjes Azizllari, ku humbën jetën nëna Merjeme Azizllari dhe djali 14-vjeçar.

LEXO  Studimi i ri: Pse gratë jetojnë më gjatë se burrat, ja çfarë thonë shkencëtarët

Dyshohet se zjarri ka nisur nga një dyshek sfungjeri, në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet. Sipas dëshmive të fqinjëve, vajza arriti të shpëtonte vetëm falë ndërhyrjes së një gruaje që ndodhej pranë banesës dhe e pa atë duke kërkuar ndihmë.

Ajo ishte hedhur nga dritarja, ndërsa nëna dhe vëllai i saj nuk arritën të dilnin në kohë për shkak të tymit të dendur.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të diele rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq.

Lajme Te nGjashme