Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha raportoi sot t Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku iu përrgjigj edhe pyetjeve të deputetëve të pranishëm.
Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, referoi disa pyetje për Komisioneren, ku mes tyre ishte edhe ajo për urdhrin e kryeministrit Edi Rama gjatë muajve të verës për dorëheqjet e nëpunësve të institucioneve vendore, nënkryetarëve të bashkive.
“Në lidhje me vendet që janë bosh në institucionet e reja të drejtësisë, KLGJ, KLP etj., a keni informacion për to sa janë e si veprohet. Lidhur me urdhrin e kryeministrit ndaj Bashkive, referuar rasteve të punonjësve me statusin e nëpunësit civil. A është ndërhyrje e drejtë të organet e qeverisjes vendore dhe a pengon mbarëvajtjen e punëve atje? Sa është fatura financiare në buxhet që ndikon, për shkarkimet nga puna dhe gjyqet e fituara nga të larguarit?”, pyeti ligjvënësi demokrat.
Kurse Strakosha u përgjigj për rastin e urdhrit të kryeministrit duke shpjeguar se:
“Përsa i përket pyetjes për urdhrin e dorëheqjeve, kjo është në vullnetin e tyre, e jep apo nuk e jep, është e drejta e tyre. Ne shqyrtojmë largimet në kundërshtim me ligjin, që ankohen për largim nga puna, që lidhen me largimet e me statusin”.
Kurse për vendet bosh në institucionet e drejtësisë, Komisionerja tha se:
“Ne nuk jemi gjykatë, jemi indirekt, marrim njoftimin dhe shqyrtojmë procedurën, sepse është gjykata nëse çështja është atje. Ne bëjmë vetëm shqyrtimin apo zgjidhjen pa shkuar në gjykatë. KLGJ, ILD dhe KLP ne i inspektojmë rregullisht, por të tjerat jo. Ne nuk kemi lidhje se çfarë bëjnë ata në gjykata, por me statusin e tyre”.
Pyetjes për shpenzimet e buxhetit ë shtetit për gjyqet e humbura me nëpunësit e shkarkuar apo larguar, Strakosha tha se nuk e kishte një të tillë.
“Nuk jemi në gjendje të japim një faturë të përgjithshme sepse kjo bëhet në bashkëpunim me KLSH-në, institucionet që inspektojnë”, përfundoi ajo.