Të tjera detja janë bërë publike në lidhje me krimin e dyfishtë në Manzë të Durrësit, ku dy të rinj kanë mbetut të vrarë me armë zjarri.
Mësohet se krimi i rëndë dyshohet se ka ndodhur pranë një karburanti. Shkak dyshohet se ka qenë konflikti për një kafe.
Një ngjarje e rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur mëngjesin sotëm ( 22 tetor) në Manëz, pranë një karburanti.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, pas një konflikti që dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit Aranit Kurti 23 vjeç, dhe Flori Paluçi 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 33 vjeçari Paluçi është vrarë nga shtetasi D. P., 21 vjeç, gjithashtu banues në Manëz, ndërsa Aranit Kurti dyshohet se është qëlluar për vdekje nga Flori Paluçi gjatë konfliktit.
Policia vijon kontrollet për gjetjen e shtetasit D.P