Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e një konflikti mbetën të vrarë dy persona me armë zjarri.
Njëri prej tyre kërkoi kafe, ekspresi ishte fikur dhe ai u irritua me kamerierin, ku ndërhyri pala tjetër dhe nisi konflikti.
Viktimat janë identifikuar si Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Flori Paluçi është qëlluar për vdekje nga shtetasi Daniel Pepa. 21 vjeç, gjithashtu banues në Manëz.
Ndërsa viktima tjetër, Aranit Kurti, dyshohet se është vrarë nga vetë Flori Paluçi, pak para se ky i fundit të mbetej i vdekur në vendngjarje.
Sipas burimeve policore, një nga viktimat, Flori Paluçi ka qenë me probleme jashtë vendit për krime. Ndërsa i kërkuari Pepa njihet si i ri problematik në zonë.
Top Channel