Babë dhe bir përleshen me “skifterët” shqiptarë që u hynë në shtëpi për të grabitur, arrestohet 36-vjeçari, arratiset shoku

Shkelmat dhe grushtet nuk ndihmuan një baba 61-vjeçar dhe djalin e tij 22-vjeçar që të ndalonin një grup “skifterësh” shqiptarë, që sapo kishin hyrë me forcë në shtëpinë e tyre.

Do të kishte qenë grabitja e dytë e kryer brenda pak orësh, por falë këmbënguljes së babait dhe të birit, të paktën njëri nga dy grabitësit u ndalua dhe do të përballet me drejtësinë.

Incidenti ndodhi të shtunën e kaluar, më 18 tetor, në komunën e Arcugnano-s, në provincën e Vicenzës.

Një prej të dyshuarve, 36-vjeçar, uu ndalua pasi dy familjarëve italianë u erdhi në ndihmë edhe fqinji i tyre 49-vjeçar.

LEXO  Këmbimi valutor 3 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Dy hajdutët kishin vizituar tashmë shtëpinë ngjitur, por gjatë vjedhjes së dytë, ata u zbuluan nga pronarët. Pasoi një përleshje e dhunshme, me familjarët që u goditën me shqelma dhe grushte, por ata përfundimisht arritën të ndalonin njërin nga sulmuesit.

Bashkëpunëtori, megjithatë, arriti të arratisej, informon media italiane.

Karabinierët e Longare arrestuan 36-vjeçarin shqiptar, me precedentë kriminalë, i cili u dërgua në burgun e Vicenzës, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të identifikuar bashkëpunëtorin e tij.

Lajme Te nGjashme