Situata në grevën e punëtorëve të Bankers Petroleum në Marinzë është përkeqësuar ndjeshëm, pasi dy prej grevistëve, Dorian Dyrmishi dhe Eduard Selami, janë raportuar në gjendje të rëndë shëndetësore. Selami do të dërgohet menjëherë drejt spitalit për trajtim mjekësor, ndërsa greva ka hyrë në ditën e 9-të, duke u kthyer në një betejë për drejtësi sociale dhe përmirësim të kushteve të punës.
Sipas Sindikatës së Hidrokarbureve, pritet që numri i protestuesve të rritet në ditët në vijim, teksa janë marrë masa për ngritjen e çadrave dhe akomodimin e grevistëve të rinj. Kompania Bankers Petroleum ka refuzuar plotësimin e kërkesave kryesore të punëtorëve, duke pranuar vetëm një rritje të vogël në normën e antidotës ushqimore një lëshim që grevistët e cilësojnë të papranueshëm.
Sindikata paralajmëron se protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kushteve të kërkuara, ndërsa shëndeti i grevistëve po bëhet gjithnjë e më shqetësues.
Cilat janë kërkesat e naftëtarëve?
1- Rritja e fondit te pagave me 18% kjo shume te shpërndahet për punonjësit e fushës. 2 – Arritja e trajtimit ushqimor nga 9 mijë lekë ne 13 e 200 lekë. 3- Zbatimi i ligjit te statusit te naftëtarit. 4- Drejtësi e barazi në shpërblime. 5- Meritokraci në rritje në detyrë e pronovime
