Është publikuar fotografia e 21-vjeçarit Daniel Pepa, i cili është shpallur në kërkim nga policia si autori i dyshuar i vrasjes së 33-vjeçarit Flori Paluçi në Manzë.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit në një lokal, ku sipas dëshmive, sherri nisi për shkak të një kafeje, pasi kamerieri u kishte thënë klientëve se ekspresi ishte i fikur dhe nuk mund të shërbente pijen. Konflikti degjeneroi në dhunë, duke përfunduar me dy vrasje.
Ngjarja:
Aranit Kurti 23 vjeç dhe Daniel Pepa, 21 vjeç u ulen në tavolinë dhe i kërkuan kafe kamerierit, Alteo Pepa. Ky i fundit ishte i ulur së bashku me Flori Paluçin, 33 vjeç.
Klientët marrin përgjigje negative në momentin që Pepa u thotë se nuk mund t’u shërbejë nis debati verbal mes të rinjve.
Kurti dhe Pepa kanë ofenduar kamerierin dhe në atë moment ka ndërhyrë Flor Paluçi i cili u ka thënë se nuk mund ta ofendonin se është në tavolinë me të. Sherri verbal ka përfunduar në përplasje fizike në ambientet e jashtme të lokalit.
Alteo Pepa në dëshminë e tij ka treguar se i pari që ka qëlluar ishte Flor Paluçi duke i marrë jetën Aranit Kurtit. Daniel Pepa është kundërpërgjigjur për shokun duke vrarë më tej Paluçin dhe është larguar nga vendngjarja.

