Manaj shkëlqen ndaj qipriotëve, Shkëndija triumfon në Conference League

Ditën e sotme në arenën ndërkombëtare kanë “zbarkuar” dy ekipet shqiptare, Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës. Këto dy duele ishin të vlefshme për raundin e dytë të UEFA Conference League.

Skuadra nga Kosova ia doli që të barazonte përballë qipriotëve të Omonia. Golin për ekipin shqiptar e shënoi Arb Manaj, por nuk mjaftoi, pasi miqtë barazuan. Ndeshja në “Fadil Vokrri”, përfundoi 1-1.

LEXO  Flakët “pushtojnë” një zonë të Parisit/ Pamje APOKALIPTIKE nga Franca! Dy mijë efektivë në luftë me flakë (Video)

Në krahun tjetër, Shkëndija ia doli që të merrte 3 pikët e para në Conference League, duke fituar në Shkup përballë Shelbourne. Kjo ndeshje u mbyll 1-0, falë një autogoli në fundin e sfidës.

Pas dy ndeshjeve të para sezonale në këtë kompeticion, Drita mban vendin e 20-të në renditje me 2 pikë. Në krahun tjetër, tetovarët me 1 pikë, renditen në vendin e 25-të.

Lajme Te nGjashme