Vrasja e pronarit grek dhe punonjësit shqiptar, autoritetet analizojnë komunikimet telefonike

Detaje të reja priten të dalin nga hetimet për vrasjen e pronarit grek të një kampingu dhe mikut të tij shqiptar në Finikunda, për të cilën janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim dy 22-vjeçarë.

Mediat greke shkruajnë se, në duart e hetuesve që po trajtojnë rastin ka mbërritur analiza e komunikimeve telefonike nga nata fatale e ngjarjes.

Autoritetet pritet të kenë tashmë një pamje të qartë mbi numrat e telefonave, si dhe për thirrjet që u kryen.

Sipas burimeve hetimore, para dhe pas vrasjeve, antenat e telefonisë celulare që mbulojnë zonën përreth kampingut ku ndodhi ngjarja janë aktivizuar disa herë.

Në dëshmitë dhe rrëfimet e dy të rinjve të arrestuar janë konstatuar mospërputhje të dukshme, duke lënë të hapur mundësinë që në ngjarje të kenë marrë pjesë edhe persona të tjerë.

LEXO  Mbetet në burg 38-vjeçari që abuzoi s*ksualisht me vajzën e mitur të bashkëjetueses! 15-vjeçarja: Për 3 muaj më ka…

Burime policore thanë për mediat se hetimet janë tepër sekrete. Një korrespondencë e klasifikuar është dërguar nga një shërbim qendror në Athinë drejt Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Kalamatës, për të përshpejtuar procedurat.

Të gjitha të dhënat tregojnë se puzzle-i hetimor po plotësohet, dhe nuk përjashtohet që në ditët në vijim të lëshohen urdhra të rinj arrestimi, disa në rajonin e Mesenisë dhe të tjerë në Atikë.

Lajme Te nGjashme