Detaje të reja zbardhen lidhur me vrasjen e 29-vjeçares shqiptare në Kanda, e cila u qëllua për vdekje me armë zjarri nga ish-partneri i saj.
Savannah Kulla vra tre ditë më parë nga ish-partneri i saj, Anthony Descheppe. Ngjarja ndodhi në një parking në sy të vajzës 1-vjeçare të viktimës dhe autorit.
Nëna e të resë, Karen Kulla, ka rrëfyer mes lotësh momentet e fundit të vajzës së saj. Ajo tregoi për mediat lokale se Savannah kishte shkuar për t’u takuar me ish-partnerin, i cili donte të kalonte kohë me vajzën e tyre 17-muajshe. Por takimi përfundoi tragjikisht.
“Thjesht nuk mund ta besoj që ajo ka ikur. Ajo ishte kaq e bukur, e zgjuar dhe ne e donim shumë,” tha nëna e saj.
Sipas dëshmisë së nënës, gjithçka nisi pas një debati për çantën me pelena.
“Dëgjova që ai i tha: ‘Më duhet çanta e pelenave’, dhe ajo iu përgjigj: ‘Do ta marr unë’. Ai iu kthye: ‘E harrove çantën e mallkuar!’ – dhe më pas e qëlloi tre herë,” tregoi ajo.
“Ata ishin ndarë prej disa muajsh dhe kishin një vajzë njëvjeçare, e cila ndodhej në vendngjarje në momentin e incidentit”, tha kryetari i bashkisë së Bramptonit, Patrick Brown, gjatë një konference për shtyp të enjten pasdite.
Dokumentet gjyqësore të siguruara nga CTV NeWs Toronto konfirmojnë se dy vite më parë Deschepper “kishte qëlluar me armë zjarri ndaj Savannah Rose Kulla Davies.”
Mediat kanadeze raportojnë se ai kishte gjithashtu ndalime të mëparshme për armë zjarri që datonin nga vitet 2006 dhe 2019, sipas dokumenteve.
Gjithashtu Deschepper kishte shmangur policinë për një muaj pasi dyshohej se kishte qëlluar me armë në shtëpinë e Kullës, përpara se të arrestohej nga policia e Waterloos.
Megjithatë, ai u lirua me kusht pak kohë më vonë dhe gjyqi për ato akuza ishte planifikuar të zhvillohej vetëm vitin e ardhshëm.
