Sherri me thika në rrugën e Dibrës! Do ngelni pa mend se çfarë u bë shkak

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Rrugën e Dibrës, në Tiranë, ku një konflikt për çmimin e një monopatine ka përfunduar me plagosje me thikë.

Sipas burimeve zyrtare, 51-vjeçari Roland Lacej ka sulmuar me thikë 48-vjeçarin Mikel Xibro, pas një mosmarrëveshjeje për blerjen e monopatinës. Mësohet se Lacej kishte shprehur interes për ta blerë, por pas një debati për çmimin, situata ka degjeneruar në dhunë.

LEXO  “Në 2007 desh u vra gjyqtarja, për fat nuk iu shkrep arma”/ Eksperti Karamuço tregon ngjarjen tronditëse

Në momentin që Xibro është përpjekur të largohet, Lacej e ka ndjekur dhe e ka qëlluar me thikë. I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autori është arrestuar nga policia dhe rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, përfshirë akuza për vrasje dhe vepra të tjera penale. Ai po hetohet në gjendje arresti dhe do të përballet me akuzat për plagosje të rëndë.

Lajme Te nGjashme