“E kreva dënimin”/ Lefter Koka kërkon lirinë, çfarë vendosi GJKKO

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për lirim nga qelia.

Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Bani, i cili nuk mori parasysh kërkesën e Kokës për shuarje të masës me pretendimet se ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit.

Në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.

LEXO  Shpëtoi katër persona që u aksidentuan rëndë, flet polici hero: Veprova instiktivisht, makina mori flakë

Gjyqtari Xhevdet Lika tha se për pjesën e mbetur të dënimit, Koka duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe gjatë kësaj kohe nuk duhet të kryejë vepra të tjera penale.

Lajme Te nGjashme