Arrestohet shoferi i autobusit në Kapshticë, kontrabandoi nga Greqia veshje me vlerë 100 mijë euro

Shoferi i një autobusi në Kapshticë është arrestuar nga policia pasi akuzohet se kontrabandonte veshje nga Greqia.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, gjatë kontrolleve të intensifikuara në pikën kufitare Kapshticë, shërbimet policore kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë një autobus me drejtues shtetasin N. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht të Korçës.

Gjatë kontrollit, në mjetin që ai drejtonte janë gjetur një sasi e konsiderueshme veshjesh të dyshuara si të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me dokumentacion tatimor apo fatura blerjeje.

Sipas Policisë Kufitare, mallrat e sekuestruara kapin një vlerë të përafërt prej rreth 100 mijë eurosh.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

Goditet një tjetër rast i kontrabandës.

LEXO  Moti bën kthesën e papritur/ Metereologu zbulon se kur do të kthehen reshjet e shiut

Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet në flagrancë, gjatë transportimit të tyre, 54-vjeçari, shofer autobusi.

Sekuestrohen veshjet e kontrabanduara, që kapin vlerën rreth 100 mijë euro.

Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të marra në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSh-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë autobusin me drejtues shtetasin N. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë.

Nga kontrolli, në autobusin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Z., 54 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Lajme Te nGjashme