Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme përgjatë superstradës Lezhe-Shkodër, ku tre automjete janë përplasur mes tyre.
Si pasojë e përplasjes, 4 persona kanë mbetur të dëmtuar, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e këtij aksidenti.




