Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplas këmbësoren, ndërron jetë 56-vjeçarja në Golem

Rreth orës 09:50, në Golem, ka ndodhur një aksident i rëndë, ku shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë dhe ka përplasur këmbësoren Sh. Sh., 56 vjeçe.

Kavajë / Informacion paraprak

Rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem, shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh. Sh., 56 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, 56 vjeçarja ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Next