Në qendër të polemikave pas “El Clasico”, reagon babai i Jamal: Shihemi në Barcelonë, derisa vdekja…

Lamin Jamal ka qenë protagonist në “El Clasico”, por jo në mënyrën siç do të dëshironte sulmuesi i talentuar spanjoll. Ai ishte një hije në fushën e lojës, por u bë protagonist me një sherr pas përfundimit të sfidës.

Ishin përplasjet e tij me futbollistët e Realit që sollën sherrin masiv në fund, duke e kthyer Jamal në temën kryesore të diskutimeve pas ndeshjes.

Kritikat për të nuk munguan, por në mbrojtje i doli si zakonisht babai i tij, Munir Nasraui. Fillimisht ai postoi një foto me shkrimin “Sa mirë që është vetëm 18 vjeç. Shihemi në Barcelonë”.
Më pas, e kishte radhën një postim tjetër ku shfaqej ai përkrah të birit. “Derisa vdekja të na ndajë, gangoja im”, shkruante ai pas polemikave që shpërthyen ndaj djaloshit.

Lajme Te nGjashme