“Më ofendoi”- Vrau turistin në Kalanë e Beratit për kalin, autori shpreh pendesë në Gjykatë: U kërkoj falje familjarëve të tij

“Më ofendoi, më shau nga familja”, kështu ka deklaruar në gjykatë 63-vjeçari Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj), i cili akuzohet se vrau me thikë për kalin turistin, Keli Hoxha, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 28 tetorit në Kalanë e qytetit të Beratit.

Autori i dyshuar i krimit ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër.

Sipas tij, 42-vjeçari Keli Hoxha, banues në Tiranë, por me origjinë nga Tropoja, e kishte ofenduar dhe sharë nga familja. Në sallën e gjyqit, ai u ka kërkuar falje edhe familjarëve të viktimës, ndërsa togat e zeza morën vendimin për ta lënë pas hekurave.

Vijon…