“Veliaj shkoi në SHBA dhe takoi Kamala Harris, ndërsa Rama jo”- Berisha tregon si lindi përplasje mes tyre: Ish-kryebashkiaku i di të gjitha vjedhjet që…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar si ka nisur përplasja mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt, për të cilin thotë se kryeministri e hoqi vetë.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha dhe se Erion Veliaj shkoi në SHBA dhe takoi Kamala Harrisin, që në atë kohë ishte zv presidente e SHBA, ndërsa Rama shkoi dhe nuk e takoi dot.

Sipas tij, Erion Veliaj i di të gjitha vjedhjet që Rama ka bërë në Urbanistike.

“Ky dimension represiv i shkallës së paimagjinueshme ndaj atyre që Rama nuk vazhdon dot ti mbrojë, ndërsa këtë Veliaj e ka heq vetë. Ky shkoi në SHBA dhe bëri foto me Kamala Harrisin, ndërsa Rama shkoi dhe nuk bëri dot fotografi. Pse e tek nuk e di, por aty filloi shizma e madhe. Për të vjedhur asnjë nga vjedhjet që ka bërë Rama nuk iu faturua Erion Veliajt. Erion Veliajt i din Ramës të gjithë vjedhjen që bën në urbanistikë Edi Rama. Hoteli 20 katsh deri tani 70 mln euro i Redi Mollës, është hoteli i familjes Rama, Redi Molla është djali i tezes së Linda Ramës”, tha Berisha.

Next