Fati i Erion Veliajt, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për të marrë vendim

Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim mbi kërkesën e Veliajt për të shfuqizuar shkarkimin nga detyra

Trupi gjykues i Gjykatës Kushtetuese është tërhequr për të shpallur vendimin lidhur me kërkesën e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon shqyrtimin e ligjshmërisë së shkarkimit të tij nga detyra.

Pas një seance që zgjati rreth shtatë orë, u dëgjuan argumentet e të dyja palëve, ndër to edhe pretendimet e Veliajt për “standard të dyfishtë” në zbatimin e ligjit.

Menjëherë pas përfundimit të seancës, Veliaj u largua nga ambientet e Gjykatës Kushtetuese dhe u shoqërua nga Policia e Burgjeve drejt qendrës së paraburgimit në Durrës.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, bëri me dije se data dhe ora e shpalljes së vendimit do të publikohen në vijim. /noa.al

Swipe
Lëvize për lajmin tjetër