“Duhet ti ngremë njerëzit për Ballukun”- Aulon Kalaja: PD-ja duhet të kishte organizuar protestë! Tunel i Llogarasë, skandal si kurrë ndonjëherë

Përfaqësuesi i PD, Aulon Kalaja, e ka cilësuar domosdoshmëri organizimin e protestës kundër qëndrimit në detyrë të zv/kryeministres Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK në akuzën e shkeljes së barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë.

Kalaja tha se PD është e vonuar pasi duhet të ngrejë njerëzit, pasi nuk ka ndodhur në asnjë vend në Evropën Perëndimore që skandalet po zënë njëra-tjetrën.

“PD duhet të kishte organizuar protesë për Ballukun. PD-së i duhet qartësi në këto momente, në Evropën perëndimore nuk ka ndodhur ndonjëherë që një skandal zë një tjetër.

Duhet ti ngremë njerëzit për zonjën Balluku. Kemi një zv/kryeministër në ekzil. Një që han kumbulla dhe kjo tjetra që ha dardha”, tha Kalaja.

Aulona Kalaja: PD duhet të kishte organizuar protesë për Ballukun. PD I duhet qartësi në këto momente, në Evropën perëndimore nuk ka ndodhur ndonjëherë që një skandal zë një tjetër.

Duhet ti ngremë njerëzit për zonjën Balluku. Kemi një zv/kryeministër në ekzil. Një që han kumbulla dhe kjo tjetra që ha dardha.

Next