Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me atentatin ku u vra Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur miku i tij Muçi Shaljani Sheqeri.
Policia ka këqyrur kamerat e bizneseve dhe të aeroportit për të parë lëvizje të dyshimta për persona të tjerë që mund të kenë patur si rol për të informuar autorët që ndodheshin brenda automjetit tip Toyota.
Makina me autorët ishin të ndaluar te rrethrrotullimi dhe po prisnin viktimën dhe shokun e tij që mbeti i plagosur rëndë.
Po verifikohet për të gjitha mjetet e tjera apo njerëzit që kalojnë disa herë tek porta dalëse e aeroportit, ku të skeduar janë pikërisht ata njerëz që kanë qëndruar më gjatë dhe janë larguar sapo kanë dalë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani Sheqeri.
