“Rrëfim që të trondit: ‘Zvarritesha për të kryer veprime…’ Ish-banorja mes lotësh për aksidentin e rëndë”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Lediona Xheladinaj, ka ndarë për herë të parë rrëfimin e saj tronditës pas aksidentit me motor që pësoi dhjetorin e kaluar. E ftuar në një emision televiziv, ajo tregoi se udhëtonte drejt Dibrës për arsye pune, kur humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi e plagosur rëndë.

Pasi qëndroi për rreth 30 minuta e shtrirë në vendin e ngjarjes, Lediona kujton momentet e para në spital mes dhimbjeve të forta dhe ankthit për të ardhmen.

“Pyeta doktorin nëse do të ecja më. Nuk më interesonte sa muaj do të duheshin, doja vetëm të vija këmbët në tokë përsëri”, rrëfeu ajo.

Gjatë periudhës së rikuperimit, Lediona është përballur me sfida të shumta fizike e emocionale, madje ka pasur momente kur është detyruar të zvarritej për të kryer veprimet më të thjeshta. Megjithatë, falë kujdesit dhe mbështetjes së nënës dhe motrës, ajo ia ka dalë të rikthehet gradualisht në formë.

Next