Një 55-vjecar nga Durrësit ka ndërruar jetë pas një sherri me një 16-vjeçar. Ngjarja është regjistruar disa ditë më parë në Shkallnur të Durrësit. Burime nga policia e Durrësit thonë se 4 ditë më parë, 55-vjecari është përfshirë në një konflikt me një bashkëfshatarin e tij.
Gjithçka ka nisur pas 55-vjecari kishte share një fëmijë, ky i fundit i ka treguar te vëllait. Vëllai ka shkuar dhe e ka qëlluar disa herë me grushte 55-vjeçarin. Ne gjendje te rende, 55-vjecari është dërguar për ne spital, ku ndërroi jetë pak ditë më vonë. Policia e Durrësit ka arrestuar 16-vjecarin.
