Deputeti i PD-së, Flamur Noka u përplas ditën e sotme me Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu gjatë raportimit në Komisionit Parlamentar për projektbuxhetin e vitit 2026.
Flamur Noka ka akuzuar ministrin se po e sheh realitetin me syze rozë dhe se akuzat ndaj ish qeverisë së PD-së, ishin të pavend, pasi sipas tij, ishte ajo që e anëtarësoi Shqipërinë në NATO.
Por gjatë replikës, Pirro Vëngu, tha se nuk kishte syze rozë, por vetëm syze, ndërkohë që tha se nuk kishte shprehur “dashuri” për Nokën.
Pas kësaj replike, Noka iu drejtua se “jam burrë në të gjitha drejtimet”, ndërsa thumboi Vengun teksa tha se nuk e ditne se çfarë orientimi kishte ky i fundit. “Me atë ligjin që ju kaluat, unë nuk e di kujt i përkisni. Ndërsa unë njihem si burrë.. Në çdo aspekt mbahen për burrë”, tha Noka.
Por gjatë replikave, Vengu tha se Noka po fliste përçartë, ndërkohë që demokrati iu kthye me tonë, teksa tha se karriera e këtij te fundit ishte e ndërtuar nga kartelet.
REPLIKAT NE KOMISION
Flamur Noka: Zoti ministër realiteti duhet parë siç është dhe jo me syze rozë, siç i shihni ju!
Pirro Vengu: Unë jam me syze, por rozë nuk i kam.
Flamur Noka: Po syze rozë…
Pirro Vengu: Ndonjë dashuri ndaj teje nuk kam shprehur…
Flamur Noka: Me atë ligjin që ju kaluat, unë nuk e di kujt i përkisni. Ndërsa unë njihem si burrë.. Në çdo aspekt mbahen për burrë.
Pirro Vëngu: Do të flasësh për barazinë gjinore?
Flamur Noka: Burrë i mirë apo burrë i keq, por unë mbahem për burrë.
Blendi Çuçi: Ju lutem zoti ministër…
Flamur Noka: Syzet rozë nuk mund t’ju bëjnë juve që realitetin ta shihni të errët.
Pirro Vengu: Po flisni për ngjyra të zeza, rozë…
Flamur Noka: 12 ngjyra i njihni ju… ne nuk i njohim.
Pirro Vengu: Po flisni përçartë…
Flamur Noka: Pusho.. se po flas unë… Nuk po flet narkosi..
Pirro Vengu: Pusho pse… Po tregoj respekt nga ana ime…Prisja të na mbështesnit…
Flamur Noka: Pavarësisht syzeve rozë që ju e shihni është ajo qeveri që juve ju duket e errët… që falë vizionit të saj anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe sot ti, kemi mundësi të kakarisësh aty ku je.
Pirro Vengu: Unë të kakaris?
Flamur Noka: Nuk ka gjëmë të turpshme tu paraqesësh shqiptarëve një kompani dhe me një VKM, i keni dhënë një sekseri mashtrues, Ron Jefet, ekskluzivitet…
Ai është miku i kryeministrit dhe të gjithë këto para, po i shkojnë atij sepse ka një mision ti bërë PR, kryeministrit dhe narkosit t’i fshijë gjurmët dhe t’u thotë ndërkombëtarëve që nuk është narkos. Nuk do të jetë e gjatë dita, kur kësaj skemë do ti dalë boja..
Mos u nervozo dhe mos u mërzit je produkt karteli. Karriera jote varet nga kartelet.
