Atentati në Rinas, Berisha: Rama i ka kërkuar dorëheqjen Pirro Vengut, por ai nuk ia fishkëllen! Të largohet ministresha Koçiu

Kreu i PD-së, Sali Berisha, teksa komentoi atentatin mafioz në Rinas ditën e djeshme ku mbeti i vrarë Gilmando Dani (mik dhe krahu i djathë i Emiljano Shullazit) dhe u plagosur, efektivi i AMP, Muçi Shaljani alias Sheqeri, u shpreh se do kërkojë dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe ministres së Brendshme Albana Koçiu.

Por theksoi Berisha, “Pirro Vengut ia ka kërkuar dorëheqjen edhe vetë Edi Rama, por ai nuk ia fishkëllen”.

Gjithashtu, kryedemokrati u shpreh se do kërkohet largimi i ministres Koçiu duke shtuar se “mënyra se si reagon dhe sillet e bën përgjegjëse për të gjithë këto dështime që ndodhin”.

Sali Berisha: Sigurisht që, opozita do kërkojë, por dorëheqjen Pirro Vengut ia ka kërkuar edhe vetë Edi Rama. Por Pirro Vengu nuk ia fishkëllon Edi Ramës, nuk e pyesin aty më.

Natyrisht ne do kërkojmë… Do kërkojmë edhe dorëheqjen e menjëhershme të kësaj ministreshës, e cila është me probleme madhore dhe ne do kërkojmë largimin e saj.

Natyrisht nuk kam prova se kjo është e përfshirë në skenarin e ekzekutimit të Danit në vendin më të sigurt, se aty janë profesionistë të tjerë që hyjnë në ato organizime, por mënyra se si reagon kjo dhe si sillet kjo, e bën përgjegjëse për të gjitha këto dështime që ndodhin.

Next