Nga Vajdin Lame e deri te përplasjet me grupin e Niklës, ish-komandanti i FNSH-së reagon fort pas vrasjes së Gilmando Danit: I njoh të gjithë, jemi shitur e blerë si brekë në treg!

Ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme pranë Rinasit ka shokuar mbarë opinionin publik. Atentati mafioz, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani, është në fokusin e të gjithëve.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një historik të shkurtër të aktivitetit të të ndjerit, Dani, i cili ishte i njohur si eksponent i botës së krimit.

“Nga vrasja e Vajdin Lames, te gjoba ndaj Ylvi Beqjas, konfliktet me Xhevdet Troplinin (Pojën e Durrësit) që çuan në ekzekutimin mafioz të Edison Faqedjegurit dhe përplasjet me Durim Bamin e Marklen Hakën e Niklës… Çfarë ia ‘hëngri’ kokën Gilmando Danit, njeriut më të besuar të Emiljano Shullazit (Mili)?”, shkruante Lala në Facebook-un e saj, duke nxitur një sërë reagimesh.

Në sy ra komenti i Osman Levanakut, ish-komandant i forcave speciale, i cili tregonte se si i kishte njohur të gjithë këta emra të sipërpërmendur. Megjithatë, ai vuri theksin te mendimet e ndryshme që jepen në panele televizive, duke theksuar se askush nuk është në të njëjtën linjë.

“Jemi shitur e blerë të gjithë si brekë te gabi”, shkruante ish-komandanti i FNSH-së, i nxitur nga një komentues tjetër.

LEXO EDHE: Trondit ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit: Shefat po shesin kolegët, i çojnë te familja me arkivol! Mua më hodhi kryeministri në botën e krimit

Ai shtoi më tej: “Nuk është për mua ky historik, Vilson. Këto që thotë Klodi dhe ti, unë i kam përjetuar, i kam arrestuar dhe i njoh të gjithë. Unë them pse kemi arritur deri këtu që jemi shitur e blerë të gjithë pa turp, si brekë te gabi. Mbrëmë e pyeste Fevzo gazetaren kush mund të jenë ekzekutorët, gazetari si krimb u përdrodh dhe nuk tha asnjë emër. Vilson, nuk të paska zënë gjumi mbrëmë derisa të dish mendimin tim. Faleminderit. Klodi është e veçantë”.

LEXO EDHE: Vrasja e Gilmando Danit ishte MESAZH për Emiljano Shullazin? Ja çfarë piste po heton policia…

Kujtojmë se ditën e djeshme, rreth orës 14:20, u krye një atentat i mirëfilltë mafioz, ku si pasojë mbeti i vrarë në vend Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani. Hetimet vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa deri më tani dyshohet se gjithçka është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Next