Lori Hoxha ka ndezur një valë kurioziteti në rrjetet sociale me një postim intrigues në Instagram, ku ndau një foto artistike të një syri të vizatuar mbi një këmishë të bardhë.
Kjo simbolikë, e njohur për lidhjen e saj me identitetin vizual të “Big Brother VIP Albania”, ka bërë që ndjekësit të spekulojnë për një rikthim të mundshëm të këtij reality show.
Postimi i Lori Hoxhës është interpretuar si një sinjal i qartë se lajmet rreth sezonit të ri të Big Brother VIP Albania janë shumë afër. Megjithatë, ajo ka zgjedhur të mos ofrojë detaje të tjera, duke lënë fansat në pritje dhe duke intensifikuar diskutimet në rrjetet sociale. Çfarë do të ndodhë më pas?
Një ditë më parë, Iconstyle raportoi se Big Brother VIP Kosova ka bërë publik muajin e nisjes për sezonin e ri, ndërsa për Big Brother VIP Albania ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
Kjo situatë ka rritur pritshmëritë e publikut, i cili është në kërkim të një përgjigjeje: Kur do të nisë Big Brother Albania?
Fansat presin me padurim njoftimin zyrtar, duke shpresuar se do të kenë mundësinë të ndjekin aventurat e reja që do të sjellë ky reality show.
