VIDEOJA TRONDITESE e VR*SJES së Gilmando Danit/ Pak sekonda pas ekzekutimit, kalon autokolona e delegacionit zyrtar para Benz-it!

Të tjera detaje dramatike bëhen publike për mediat në lidhje me ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit dhe shoferit të tij, agjentit të AMP-së, Muçi Shaljani.

Pamjet e tjera të siguruara nga “shteg.org” tregojnë se vetëm pak sekonda pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Në fund të videos dallohet makina e policisë e cila prin autokolonën dhe makinat e tjera të delegacionit që e shoqërojnë.

Ky moment tregon se sa i rëndë ka qënë ekzekutimi mafioz i kryer në një prej zonave më të sigurta të vendit, ku plumbat e lëshuar breshëri me kallashnikov mund të mos kishin kursyer as kalimtarët e thjeshtë, por as delegacionet e vendeve partnere.

Sipas videos së publikuaranga “shteg.org”, atentati ndaj Gilmando Danit, një emër i njohur për lidhjet e tij me botën e krimit, ka ndodhur rreth orës 14:20 të 11 nëntorit 2025.

LEXO EDHE: Me uniformë POLICIE dhe kallash në dorë godet me breshëri Gilmando Danin/ Publikohet VIDEO e ekzekutimit MAFIOZ në Rinas!

Persona të paidentifikuar hapin zjarr me breshëri kallashnikovi, në drejtim të automjetit ku ndodhej viktima, i sapoardhur nga Spanja.

Pamjet tregojnë se ndaj mjetit është qëlluar në tre momente të ndryshme, ndërsa autorët, të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjajnë me ato të policisë, e kanë ndalur makinën në vend.

Njëri prej tyre shihet teksa zbret, rimbush armën dhe qëllon sërish në drejtim të Danit, i cili ndodhej në sediljen e pasagjerit.

Next