Mbeti viktimë e atentatit në Rinas, gazetarja Hoxha zbulon detaje të reja: Dani tentoi të niste një jetë të re, por …

Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga atentati i ndodhur një ditë më parë në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani.

Duke folur për “Breaking”, gazetarja tha se autoritetet e policisë janë rikthyer sot në vendngjarje për të vazhduar hetimet, teksa shton se makina Toyota që u gjet e djegur pas ngjarje, kishte targa të vjedhura në Greqi.

“Gilmando Dani tentoi të niste jetën e tij të re, pasi mbylli hesapet me drejtësinë shqiptare, në Tiranë. Nga kamerat e sigurisë u vu në dukje se ishte një atentat mjaft i organizuar dhe i sofistikuar.

Në kamera u panë 3 persona por është mjaft e sigurt që nuk janë vetëm tre por më shumë.

Nga mënyra si është organizuar atentati do të jetë e vështirë të dalin në një përfundim ose zbardhjen e plotë në një kohë të shkurtër”, tha gazetarja.

Next