Sulo Halili, 27-vjeçari shqiptar i cili u gjet i prangosur dhe i djegur në një makinë në Greqi, është kërcënuar nga ish-partneri i të dashurës.
Të afërmit e Halilit pritet të shkojnë pranë autoriteteve greke, në mënyrë që të hapin informacion mbi vrasjen misterioze.
Mediat greke shkruajnë se pas kësaj ngjarje fshihet një histori romantike.
Hetimet e policisë tregojnë se ish-partneri i të dashurës së viktimës, e kishte kërcënuar 27-vjeçarin shqiptar duke i thënë “Do të djeg”.
Policia greke tha se Sulo doli me preteksin e një takimi romantik, por u rrëmbye, u torturua për 24 orë, u qëllua dhe u transportua në një vend të pabanuar, ku dhe më pas autorët i vunë flakën dhe u larguan në drejtim të paditur.
27-vjeçari u nis nga Halkida të martën e kaluar pasdite për të shkuar në një takim në Vilia.
Me të mbërritur në stadiumin e fshatit, ai telefonoi gruan e tij në orën 7:15 për t’i thënë se gjithçka ishte në rregull.
Makina e tij u gjet atje, por vrasësit e kapën, e prangosën, e torturuan për orë të tëra dhe më pas e vranë dhe e dogjën.
Sipas raportit mjeko-ligjor, viktima u qëllua të paktën me një plumb, përpara se trupi i tij të digjej brenda makinës.
Shumë prova që tregojnë se disa njerëz jo vetëm donin vdekjen e 27-vjeçarit me origjinë shqiptare, por edhe ushqenin një urrejtje të veçantë për të.
Policia greke po heton më shumë mbi ngjarjen e rëndë, e cila tronditi Greqinë pak ditë më parë./Newsit.gr
