“Gjykata Kushtetuese doli me një vendim ndryshe nga i yni, nuk kam arsye të dyshoj që e kanë parë nga një këndvështrim i arsyeshëm”
Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me socialistët në njësinë numër 5 në Tiranë, i shoqëruar edhe nga Ogerta Manastirliu.
Rama u ndal edhe te burgosja e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për moslejimin e zgjedhjeve bashkiake në kryeqytet të dielën e kaluar të 9 nëntorit, duke i dhënë të drejtë Veliajt, teksa e mban ende në krye të bashkisë.
Rama thekson se Tirana nuk ka arsye të humbasë kohë, pasi qyteti ka nevojë për pastrim dhe mirëmbajtje. Më tej theksoi se takime të këtij lloji do vijojnë në gjithë territorin e Tiranës së bashku me Manastirliut për të njohur problemet e komunitetit.
“Çdo njeri në Shqipëri dhe në gjithë botë deri kur gjykata e nxjerr fajtor është i pafajshëm. Ama nuk diskutohet që nëse njeriun e merr dhe e fut brenda dhe pastaj lëshohen gjithë llojet hiena dhe kllounet e cirkut politik dhe mediatik për gjyqin patjetër ndodh si dikur vjen dënimi publik dhe pastaj pjesa tjetër. Gjithsesi më pas duke parë që gjithë shkallët e gjyqit nuk e nxorën kryebashkiakun të kryejë detyrën dhe procesin ne menduam që Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit. Po bën maksimumin ata që janë sot.
Nuk është e njëjta gjë. Menduam në respekt të plotë sipas nesh të ligjit. Ligji thotë kushtetuta dy gjëra të ndryshme tjetër për deputetin dhe tjetër për të zgjedhurin lokal. Për deputetin thotë pa arsye, për të zgjedhurin nuk e thotë fare. Gjykata Kushtetuese doli me një vendim ndryshe nga i yni, nuk kam arsye të dyshoj që e kanë parë nga një këndvështrim i arsyeshëm pavarësisht të kundërt me tonin. Tani duhet të zgjedhim kanë thënë që kryebashkiaku është në pamundësi të ushtrojë detyrën por nuk mund të bëjë zgjedhje se ai është i zgjedhur.
Jepini mundësi të bëjë detyrën. Por deri atëherë jemi këtu ju jeni këtu dhe të gjithë atyre që janë këtu në qytet i duhet qyteti të pastrohet, të funksionojë normalisht shërbimet normalisht. Buxhëeti të vendoset në funksion normalisht. Po e mbështesim bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin dhe për këtë arsye menduam me Ogertën si drejtuesja politike e qarkut por edhe si deputete e Tiranës që të vazhdojmë të komunikojmë në këto dëgjesa.
Do i bëjmë në të gjithë territorin. Vasilika është nënkryetarja e bashkisë, përpara ka mbuluar taksat vendore dhe besoj që sot nuk e ka të vështirë të ndajë disa pika jo gjatë për buxhetin e bashkisë. Pastaj keni të drejtën të merrni fjalën dhe të ngrini shqetësime dhe të bëni pyetje për komunitetin, lagjen, shkollën dhe këto me radhë.“- tha Rama.
