Atentati ndaj Gilmando Danit, Gazetari: Porositës dyshohet një grup i fortë nga Durrësi

Gazetari Ferdinand Dervishi, duke komentuar vrasjen e Gilmando Danit me një atentat në Rinas, u shpreh se njëra nga pistat është se mund të jetë kryer nga një grup i fortë kriminal nga Durrësi.

Sipas Dervishti, autorët nuk ishin profesionistë, pasi sipas tij lanë hapsirë për dfështimin e misonit nëse viktima do të ishte më i vëmendshëm.

“Vrasësit e nuk janë profesionistë, sepse profesionistët njëqind për qind bëjnë një vrasje që të jetë e sigurt njëqind për qind. Këtu mund të ndodhte që, për shembull, në një moment të caktuar ai t’i shihte nga larg, t’i kuptonte dhe t’i këpuste një makinës fluturim në anën tjetër, përmes makinave t’u ikte.

Shullazi ishte aq i fortë sa Enver Stafukën që i bëri një atentat në autostradë, e rrëmbeu me skuadër policie të veshur si policë në mes të Fushë Krujës dhe ‘i detyronte të fortët e Fushë Krujës që t’ia jepnin si derr në thes kundërshtarin e vet. Grupi u Shullazit u godit si grup në vitin 2016 dhe në vitin 2018 u dënuan. Nga shkalla e parë në 2022 u dënuan apel edhe Gilman Dani dymbëdhjetë vjet burg, Shullazit tani i bëhen 55 vite dhe nuk del dot më.

Tani bie që ndërsa ka dalë Gilmando Dani, që sipas përllogaritjeve duhet të dilte në 2026, por siç duket me këto marifetetet që bëjnë këta uljet e dënimit, kishte dalë më parë. Emijano Shullazi kishte Gilmandon jashtë dhe një pjesë të grupit. I bie që kundërshtarët e tij të jenë frikësuar. Ç’janë këto kundërshtarë? Emiliano Shullazi, edhe nga këto përgjimet e Enkroçat dhe nga këtu del në konflikt me një grup shumë të fortë në Durrës për kontrollin e portit.

Në krimin shqiptar më të fortë janë ata që kanë më shumë lekë. Fitojnë ata që kanë më shumë lekë dhe mbështetje politike, natyrisht paguajnë shumë me të gjithë dhe mbështetje politike. Unë mendoj se s’është çudi që pista kryesore e hetimit të jetë pikërisht frika që ky grup ka” tha Dervishi në ‘TëPaekspozuarit’.

Next