Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit dhe plagosja e Muçi Shaljanit, reagon kreu i AMP: Kemi ndërmarrë hetime administrative

E marta e 11 nëntorit tronditi opinion publik shqiptar me një atentat mafioz, ku u vra me armë zjarri në Rinas, Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur efektivi i AMP, Muçi Shaljani Sheqeri.

Prania e Sheqerit gjatë atentatit, por edhe hetimet mbi rekrutimin e tij në AMP sollën arrestimin e dy oficerëve të komisariatit numër 3 të policisë në Tiranë të cilët kishin kryer verifikimin e figurës së tij.

Por rasti i tij nuk është i izoluar dhe ekspozon një problem sistemik të inkriminimit të vazhdueshëm në radhët e Policisë së Shtetit. Për më tepër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është struktura përgjegjëse për të zbuluar raste të tilla inkriminimi mes punonjësve të policisë në të gjitha nivelet.

Kreu i AMP, Eduart Merkaj i tha BIRN se kishin ndërmarrë hetime administrative për rastin e Sheqerit dhe premtoi zbardhje të shpejtë. Ai theksoi gjithashtu se dyshimet për shkelje të ligjit hetoheshin seriozisht, si për shkelje të vogla ashtu edhe për lidhje me krimin e organizuar.

“Institucioni është krijuar për të qenë i shqetësuar, pavarësisht numrave,” tha Merkaj, duke e quajtur inkriminimin një fenomen të izoluar.

Next