Zbulimi i arsenalit të armëve dhe minave 3 ditë pas atentatit mafioz në Rinas, identifikohet një prej poseduesve! Shpallet në kërkim

Identifikohet një prej poseduesve të arsenalit të armëve dhe minave të gjetura në Nikël, 3 ditë pas atentatit mafioz në Rinas.

Raportohet se personi i identifikuar është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Arsenali u gjet në zonën e Niklës, tre ditë pas atentatit mafioz të 11 Nëntorit, ku u ekzekutua me breshëri plumbas Gilmando Dani (mik dhe krahu i djathtë i Emiljano Shullazit), si edhe u plagos me 10 plumba, dy prej të cilave në kokë, oficeri i AMP-së, Muçi Shaljari alias Sheqeri.

Dy miqtë ndodheshin në një automjet tip Benz dhe sapo ishin kthyer nga një udhëtim 4 ditor në Barcelonë kur ranë pre e breshërisë së automatikut të 3 qitësve, të cilët i bënë pritë tek rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit të Rinasit.

Next