Operacion i madh në kryeqytet! LËSHOHEN 38 masa sigurie për…

“Antidroga” e Tiranës ka bërë të mundur zbërthimin e një prej grupeve më të fuqishme në kryeqytet të cilat operonin në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Gjatë orëve të fundit një operacion i ndërmarrë nga Antidroga e kryeqytetit ka çuar në pranga 20 persona, ndërkohë që po punohet për kapjen e 18 të tjerëve.

Lidhur me këtë ngjarje nuk ka më tepër detaje dhe vlen të theksohet se operacioni është ende duke vijuar. Grupi i cili u godit merret me shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe kishte krijuar një infrastrukturë të sofistikuar sa i përket shitjes së drogës.

*Për më tepër informacione dhe detaje pritet në vijim një informacion zyrtar nga Policia.

Next