Dyshohet për lidhje me atentatin e Rinasit, kush është Ylli Zalla, pronari i banesës ku u gjet arsenali i armëve! 48-vjeçari me precedentë penal, ka kërcënuar edhe një biznesmen

Ylli Zalla, 48-vjeçari i shpallur në kërkim pasi iu gjet në banesë një arsenal me armë, mjete shpërthyese e municion rezulton me precedentë penalë.

Ai rezulton i arrestuar më herët për arsenal armësh dhe prodhim lëndëve plasëse, si edhe vendosje eksplozivi.

Gjithashtu rezulton i skeduar edhe për rekrutime të shqiptarëve në ISIS.

Ylli Zalla ndërkohë mësohet se ka kërcënuar me jetë edhe ish pronarin e fabrikës së çimentos, ngjarje e ndodhur disa vite më parë.

Vijon…

Next